Home Lajme Dy shpërthime me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve” – Policia jep detaje

Dy shpërthime me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve” – Policia jep detaje

0

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i tha Expressit se sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndara.

Hoti tha se s’ka të lënduar e as dëme materiale.

“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.

Exit mobile version