Home Ballina Dy pyetjet që Sveçla refuzoi t’u përgjigjet, njëra prej tyre lidhet me Astrit Deharin

Dy pyetjet që Sveçla refuzoi t’u përgjigjet, njëra prej tyre lidhet me Astrit Deharin

0

Ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Xhelal Sveçla, ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën është deklaruar për sulmet e fundit drejtuar zyrtarëve policorë në veri.

Por ministri Sveçla refuzoi që përgjatë kësaj konference të flasë edhe për çështjet e tjera në vend.

Madje ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjes që kishte të bënte me rastin e Astrit Deharit, saktësisht arritjes së raportit të ekspertizës zvicerane.

Ai tha se në këtë konferencë do të flitet vetëm për sulmet në drejtim të policëve.

“Kjo konferencë është thirrur për të folur vetëm për sulmet e fundit.”, tha ndër të tjerash ministri.

Por Sveçla njësoj refuzoi të përgjigjet edhe në një pyetje që kishte të bënte me nepotizmin.

Ai nuk u përgjigj kur është pyetur lidhur me raportimet për punësimin e motrës së tij.

Ditë më parë u raportua se motra e ministri Sveçla është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë.

E kjo pyetje e parashtruar në konferencë për Sveçlën ishte “budallallëk”.

Exit mobile version