Home Ballina Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

0
Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dje rreth orës 15:00, dy fëmijë nga Ferizaj, Erio Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave, tek një objekt afarist përball shkollës “Jeronim De Rada”, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin për media.

Nga Policia e Kosovës është bërë thirrje që pronari i vërtetë i këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.

“Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët Erionin dhe Erginin, njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.

Exit mobile version