Po vazhdon protesta e PSD-së e thirrur kundër Gjykatës Speciale dhe padrejtësive të saj.
Në këtë protestë, përveç aktivistëve dhe krerëve të PSD-së, po marrin pjesë edhe akterë nga partitë tjera opozitare, konkretisht PDK-së.
Janë dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu e Ariana Musliu – Shoshi ato që po i prijnë kësaj proteste, bashkë me Dardan Molliqajn e PSD-së e Faton Klinakun nga OVL e UÇK-së.