Cristiano Ronaldo i ka kërkuar falje presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, raporton El Nacional.
Artikulli pretendon se sulmuesi është i zhgënjyer me sezonin e tij aktual në Old Trafford dhe synon të kthehet në Santiago Bernabeu. Portugezi është gati të kthehet në Real Madrid në çdo mënyrë të mundshme dhe jo domosdoshmërisht si lojtar. Ronaldo është gati të punojë në Madrid si ambasador apo në një rol tjetër.
Megjithatë, përpara një lëvizjeje të tillë, gjatë verës sulmuesi dhe agjenti i tij Jorge Mendes u ulën në tryezën e bisedimeve me rivalët e Real Madridit, Atletico Madrid dhe Barcelona.
Megjithatë, Ronaldo shpreson që një ndjesë për presidentin do të mjaftojë për t’i bindur ata se ai është gati të kthehet në klub, ku konsiderohet një legjendë.