Home Lajme Dugolli për Projektkodin Civil: Jam njeri tradicional, familja është vlerë

Dugolli për Projektkodin Civil: Jam njeri tradicional, familja është vlerë

0

Deputeti Enver Dugolli ka zbuluar në Prime Time me Xhemajl Rexhën se në seancën e mbajtur javëne e kaluar në Kuvendin e Kosovës për votimin e Projektkodit Civil ai ka abstenuar.

Dugolli ka shtuar se është person tradicional dhe se familjen e konsideron vlerë.

“Qëndrimin tim nuk e kam bërë publik. Unë s’kam marrë pjesë në votim. Mos marrja pjesë në votim nuk është votë kundër. Unë jam njeri tradicional. Familjen e konsideroj si një vlerë të madhe. Mendoj që familja duhet të ruhet. Unë jam deklaruar në Grupin parlamentar”, tha deputeti Dugolli në Prime Time në Kanal10.

Exit mobile version