Home Lajme Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Më dënoni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Më dënoni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

0

Profesori Bujar Dugolli ka pranuar se është pjesë e punimit plagjiat para Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka shpërndarë një video nga mbledhja e Senatit, ku Dugolli ka deklaruar se ndihet fajtor që i ka besuar kolegut të tij Ardian Kastrati për punimin që përmban plagjiaturë edhe pse ai është autori i parë i punimit plagjiat.

“Nëse unë kam bërë gabime, që kam pasur besim me ma vendosë emrin dhe pa dijeninë time është vendosë i pari, në rregull dënomëni, s’ka kurfar problemi çfarëdo mase që ta parasheh universiteti”, ka thënë Dugolli në mbledhjen Senatit.

Sipas ORCA-s, Senati i UP-së sërish s’ka marrë vendim për përjashtimin e Dugollit dhe Kastratit nga Universiteti.

https://fb.watch/forsavf7J-/

Exit mobile version