Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka treguar pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë pasur më shumë se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Sipas Dugollit, të gjithë janë të informuar se SHBA-të janë shteti më i fuqishëm i globit.
Më tej, ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka bërë diçka pa dijenin e SHBA-ve dhe pa mbështetjen e tyre.
“Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja, janë më të mëdha e më të shumëta edhe pa të krahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.
Sipas deputetit të pozitës, SHBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucional.
“Projekti i shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët dhe asnjëherë ne nuk e shohim ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtetndërtimit. SHBA-të nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai.