Home Ballina Duda Balje i reagon Konjufcës për shpenzimet: Pse nuk pate guximin të thuash të vërtetën?

Duda Balje i reagon Konjufcës për shpenzimet: Pse nuk pate guximin të thuash të vërtetën?

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ju ka drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca, për shpenzimet e deputetëve, shkruan Scanner.

“Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit”, shkruan Balje.

Në letrën e saj, ajo e quqn Konjufcën frikacak, se nuk pati guximin ta thotë të vërtetën.

“Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca,

Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit.

Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të pakten timen.

Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme.

Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.
Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment!

Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët.

Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit./Scanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2124818581014632&id=100004595311091

Exit mobile version