Ka nisur seanca për votimin e Projektligjit që mundëson tërheqjen e Trustit.
Në rend ditë është si pikë e 8-të ky Projektligj.
Deputetja e grupit multietnik në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje për FrontOnline, ka treguar se do ta votojë projektligjin i cili iu mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Ajo shkurt tha se unë jam për.
“Unë jam PËR”, tha shkurt Balje.
Grupi multientik ka tetë deputetë të partive jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i këtij grupi, Enis Kervan, ditë më parë për FrontOnline, ka deklaruar se nuk kanë qëndrim unik si grup për votimin e trustit, por deputetët do të votojnë individualisht.