Home Ballina “Duart në xhepa e xhirim i ngadalësuar”, Rama harron që është kryetar, bën sfilatë rrugëve të Prishtinës

“Duart në xhepa e xhirim i ngadalësuar”, Rama harron që është kryetar, bën sfilatë rrugëve të Prishtinës

0
“Duart në xhepa e xhirim i ngadalësuar”, Rama harron që është kryetar, bën sfilatë rrugëve të Prishtinës

Reshjet e shumta të borës e kanë zënë të papërgatitur edhe Komunën e Prishtinës.

I pari i Komunës, Përparim Rama është parë në orët e mbrëmjes me duar në xhepa teksa po e përcjell gjendjen nga afër.

Për gjendjen e rrugëve ai ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook, me duar në xhep me grupin e tij, Rama ka thënë se asnjë rrugë në Prishtinë nuk paraqet rrezik.

“Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik. Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version