Këngëtarja Dua Lipa është duke pushuar me familje në St. Barts, e duket se këngëtarja e ka nisur Vitin e Ri aty ku e la, me poza super të nxehta për fansat e saj
2021-ta ishte një vit i suksesshëm për Dua Lipa.
Një çmim Grammy dhe dy çmime të tjera Brit Awards ishin disa nga sukseset e saj të vitit që lamë pas, pa harruar këtu majat e toplistave ku Dua dominoi me hitet e saj pothuajse tërë vitin.
Tashmë këngëtarja ka vendosur që ta shijojë pushimet e saj, por jo më në krah te të dashurit të saj, Anwar Hadid, që me gjasë do të jetë vetëm një ish i saj tashmë.
Ajo është parë sot në një fotosesion tepër provokative, derisa ka bërë poza seksi me një fustan seksi në rërën e St. Barts.
Para se të shkonte në pushime, Dua kishte bërë një pushim të shkurtër edhe me disa shoqe të saj në Soho.