Së fundmi ajo ka nisur turneun e saj botëror.
Dua Lipa dëshmoi se është në formë superylli teksa hyri në Instagram të enjten për të treguar aftësitë e saj në yoga.
E veshur me sytjena sportive të zeza dhe dollakë të ngjashme, këngëtarja 26-vjeçare performoi sipër një tapeti. Pasi qëndroi me kokë poshtë duke mbajtur trupin drejtë , Dua ra me kujdes nga bazamenti i kokës.
Pamjet mbresëlënëse janë realizuar gjatë një seance në mëngjes me trajneren e saj personale Annie Moves. “Më në fund po bëhem përsëri më e fortë”, shkroi Dua, e cila ishte e rrethuar nga pesha të panumërta dhe pjesë të pajisjeve të stërvitjes në klipin e Instagram Story.
Disa orë më vonë, këngëtarja e “Levitating” u rikthye në platformë për të treguar veshjen e saj për natën. Ajo ekspozoi barkun e saj të tonifikuar me sytjena të zezë të sipërme të vendosur nën një triko me kopsa.
Fituesja e çmimit “Grammy” e plotësoi veshjen e modës me një palë xhinse, një rrip të zi me një shtrëngim ari dhe një gjerdan të hollë ari. Flokët e saj të gjata brune ishin të lidhura në një bisht dhe ajo ndryshoi fytyrën e saj me një filtër të turbullt që i dha edhe brirët e djallit.
Ndryshe, Dua filloi turneun e saj të shumëpritur “Future Nostalgia” në Miami, Florida më 9 shkurt.