Gjiganti i mediave sociale, Facebook i ka dhënë notën 10-të Dua Lipës.
Ylli shqiptar me famë botërore, e cila është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë në Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare, krijuese e shumë hiteve, i ka shijuar në maksimum këto ditë ndërsa ka ndarë disa momente të veçanta dhe me ndjekësit.
Së fundmi, ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”.