Home Sport Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë i femrave në xhudo për vitin 2021

Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë i femrave në xhudo për vitin 2021

0

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është zgjedhur trajneri më i mirë evropian për femra në sportin e xhudos për vitin 2021.

Këtë çmim pejani e mori nga Unioni Evropian i xhudos.

Sukseset e Kukes dhe xhudistëve të tij vazhdojnë të jenë të shumta, duke kulmuar me suksesin e lojërave olimpike të vitit të kaluar ku u siguruan dy medalje të arta.

Në Kampionatin Evropian që po mbahet këto ditë, Kosova siguroi një medalje të bronztë përmes Distria Krasniqit në repesazh.

Lajmin e bëri të Nora Gjakova, përmes një postimi në Twitter. 

https://twitter.com/NoraGjakova/status/1520296164255535105?s=20&t=SfjEsWLuppb8x19mOu3GcQ
Exit mobile version