Krahas Ballkanit, sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe një skuadër tjetër kosovare.
Bëhet fjalë për Dritën, e cila do t’i bëjë gosti Inter Turkut, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Gjilanasit e humbën duelin e parë në Finlandë edhe pse bënë paraqitje të mirë.
Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme, e nuk do të jetë e mjaftueshme as sonte.
Pra, krahas paraqitjes solide, “Intelektualëve” ju nevojiten edhe golat, në misionin e tyre për ta përmbysur rezultatin dhe për të kaluar tutje.
Do të jetë një mision i vështirë, por jo edhe i pamundur për nënkampionen e Kosovës.
Nga ana tjetër, finlandezët kanë ardhur në Kosovë për ta mbrojtur kapitalin e krijuar nga sfida e parë në Turku.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Inter Turkut do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte duke filluar nga ora 20:00.