Home Ballina Dreshaj paralajmëron qeverinë Kurti: Mund të ketë pengim të seancave 

Dreshaj paralajmëron qeverinë Kurti: Mund të ketë pengim të seancave 

0
Dreshaj paralajmëron qeverinë Kurti: Mund të ketë pengim të seancave 

Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK), ka komentuar punën e qeverise Kurti 2 dhe mundësimin e rrëzimit të saj.

Sipas tij, deputetët e qeverisë nuk  janë duke i marrë parasysh propozimet e opozitës.

Dreshaj, ka thënë se “asnjë iniciativë e cila vije nga deputetët e opozitës nuk gjenë mbështetjen e deputetëve të pozitës dhe kjo është e dëmshme  për demokracinë e Kosovës”.

Sipas tij, opozita do të duhet të bashkohet dhe t’i bëjë planet konkret për ta rrezuar qeverinë Kurti 2.

Kur është pyetur deputeti nga radhët e AAK-së se ka  përçarje në Grupin Parlamentarë  të Vetëvendosje,  Dreshaj ka thënë se për këtë çështje ai nuk ka informacione dhe sipas tij, “deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) janë unike kur po duhet  për të votuar”.

Tutje  ai ka sqaruar se në LVV numri i deputetëve  ka filluar të zvogëlohet dhe kjo po shihet dhe neper seanca, ku ai ka vlerësuar se mund të këtë deputetët që nuk janë të kënaqur me pozicionin e tyre brenda LVV-së.

“Vetëm deputeti i LVV-së Fatmir Humolli, e ka bërë publikisht se do ta rishikojë pozicionin e tij ndërsa të tjerët jo”, ka shtuar ai.

Mos kalimi i ligjit për shëndetësinë Dreshaj, ka cilësuar si të gabuar pasi sipas tij “më mirë vend të këtë një ligj të keq sesa pa ligj fare”.

Ai ka thënë se çdo iniciativë  e opozitës refuzohet në mënyrë arbitrare dhe nëse është mirë.

Dreshaj ka thënë se opozita mund të ndërmerr veprime radikale, nëse nuk gjejnë hapësirë në Kuvend.

“Mund të ketë pengim të seancave të ndryshme, mospjesëmarrje fare në seanca e të ngjashme. Megjithatë unë preferojë një opozitarizëm intelektual, por deri më tani ky lloj opozitarzimi nuk po shihet si efikas”. /RTVDukagjini/

Exit mobile version