Tre udhëheqësit e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca kanë qëndruar në Kodrën e Bebushit, vendi ku u krye masakra e Reçakut nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.
Presidentja Osmani ka publikuar një fotografi nga vendi ku ndodhi masakra.
“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.