Home Lajme Drejtoria e Inspekcionit me aksion tek “Tregu i Gjelbër”, largohen shitësit ambulantë

Drejtoria e Inspekcionit me aksion tek “Tregu i Gjelbër”, largohen shitësit ambulantë

0
Drejtoria e Inspekcionit me aksion tek “Tregu i Gjelbër”, largohen shitësit ambulantë

Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar sot aksionin e paralajmëruar, për largimin e shitësve ambulantë nga pjesa e njohur e “Tregut të Gjelbër” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Komunës, kanë organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të cilat  grumbulluara aty ndër vite.

“Tregut të Prishtinës po i kthehet dinjitetit..Aksioni i sotëm dha një shembull model të bashkëpunimit të qytetarëve me komunën, ku tregtarët do të kenë çasje më të lehtë dhe të përshtatshme në treg, ndërsa Komuna do ketë mbarëvajtje e kontroll më të lehtë në tregun e kryeqytetit”, thuhet mes tjerash në postim.

Gjatë largimit të tyre të pranishëm ishin edhe disa zyrtarë policorë dhe inspektorët.

Ndryshe më 28 prill 2022, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka dhënë autorizim kryetarit të Komunës, Përparim Ramës për inicimin e procedurave që ndërrmarja shoqërore “Tregjet” e cila menaxhohet nga AKP, të kthehet në ndërmarrje publike lokale.

Exit mobile version