![Drejtori i Komunës së Rahovecit lë punën, u fejua në Gjermani Drejtori i Komunës së Rahovecit lë punën, u fejua në Gjermani](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/komuna-e-rahovecit-1.jpg)
Që nga e mërkura zyra e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec është e mbyllur.
Udhëheqësi i saj, Kujtim Dina, vendosi ta lë detyrën e edhe Kosovën, raporton Klan Kosova.
“Ai ka pas një kërkesë për lirim nga detyra për arsye personale, bashkim familjar, është i fejuar në Gjermani dhe ka shku me jetu atje” tha kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi.
Latifi e lavdëroi ish drejtorin për punën gjashtë mujore në mandatin e tij të parë në këtë pozitë.
Vendin e tij nuk dihet se kush do e zë, por aktualisht punët i janë deleguar Drejtorit për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi.