Home Ballina Drejtori i KDI-së për Liburn Aliun: Para se të dilte në TV, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje

Drejtori i KDI-së për Liburn Aliun: Para se të dilte në TV, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje

0
Drejtori i KDI-së për Liburn Aliun: Para se të dilte në TV, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar paraqitjen e ministrit Liburn Aliu gjatë natës së sotme, duke thënë që njëherë do të duhej të kishte ndërmarrë vendime tjera.

Pas skandalit të publikuar nga gazeta Nacionale, Kryeziu thotë se ministri Aliu do të duhej të kishte pezulluar këshilltarin e tij e të kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Por para se të dilte në TV, ministri duhet të kishte ndërmarrë disa veprime që tregojnë përgjegjësi publike dhe forcojnë vlerat dhe standardet në luftën kundër korrupsionit.

Së pari, ai duhet të pezullojë këshilltarin e tij të përfshirë në aferën korruptive!

Edhe së dyti pas pezullimit të këshilltarit, të jep dorëheqjen nga posti i ministrit.”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Exit mobile version