![Dortmundi merr fitore minimale ndaj Schalkes Dortmundi merr fitore minimale ndaj Schalkes](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_1-15-1.jpg)
Borussia Dortmund ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Schalkes.
BVB ka mposhtur 1:0 ekipin e Schalkes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Bundesligë.
Ekip më i mirë gjatë gjithë takimit ishin vendasit, por arritën të shënojnë vetëm njëherë
Ishte Moukoko që shënoi, në minutën e 79`, për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit.
Schalke nuk arriti që të rrezikojë aspak portën e vendasve.
Me këtë fitore BVB merr vendin e pare me 14 pikë, kurse Schalke në pozitën e 16 me gjashtë gjithsej.