Home Lajme Dorëheqje tjetër në komunën e Podujevës – Largohet edhe një drejtor

Dorëheqje tjetër në komunën e Podujevës – Largohet edhe një drejtor

0
Dorëheqje tjetër në komunën e Podujevës – Largohet edhe një drejtor

Driton Veliu, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Podujevës sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit, në komunën që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.

Në udhëheqësinë e Komunës së Podujevës, nuk po gjendet qetësi. Një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit Besnik Mulliqi i cili thotë se ndaj tij u morën masa pasi që luftoi deri në fund në mbrojtje të ligjit, sot është dorëhequr një drejtor tjetër.

Driton Veliu, që drejtonte drejtorinë e Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai. Veliu tha se përveç arsyeve personale kanë ndikuar edhe zhvillimet e fundit për të marrë këtë vendim.

“Po kam dhënë dorëheqje. Për arsye personale por edhe për disa zhvillime të fundit që kanë ndodhë aty, kam dhënë dorëheqje,” – ka thënë Veliu për Nacionalen.

Exit mobile version