Home Lajme Donika Gërvalla shpërfill totalisht Haki Abazit për pyetjen që ky thotë se ia nisi para një viti: Na ka shpëtuar

Donika Gërvalla shpërfill totalisht Haki Abazit për pyetjen që ky thotë se ia nisi para një viti: Na ka shpëtuar

0
Donika Gërvalla shpërfill totalisht Haki Abazit për pyetjen që ky thotë se ia nisi para një viti: Na ka shpëtuar

Ministrja e Punëve të Jashtme sot, ka raportuar në komision për punë të jashtëm, ku në të njëjtën kohë është ndeshur edhe me deputetin e partisë së VV’së, njëherit edhe anëtarë i këtij komisioni Haki Abazi, shkruan Periskopi.

Abazi i shprehu disa ankesa ndaj ministres Gërvalla, ku njëra ndër to ishte mungesa e komunikimit dhe neglizhenca që po i bëhet Abazit.

Ai thotë se me 1 shkurt të vitit të kaluar i ka dërguar pyetje kësaj ministrie por që nuk ka marrur përgjigje ende.

Dhe ministrja shumë thjesht u përgjigj duke i thënë se “Na ka shpëtuar sepse do të kishi marrur përgjigje menjëherë.”, tha ministrja në komision.

Pyetja e Haki Abazit

“Me 1 shkurt i kam dërgu, për përfaqësimin tonë në Pakistan dhe ende nuk kam marrur asnjë përgjigje pse kjo gjë? Kemi ngecje në njohje të reja dhe në mekanizma ndërkombëtarë. A e keni paraparë mekanizma juridikë, dhe angazhim direkt në njohje. Tjetra strategjinë me komunikimin me publikun. Edhe mungesën e sasisë së informimit, ku departamenti i informimit do të duhej të kryenin punën e tyre, pse kjo mungesë”, tha Abazi, përcjell Periskopi.

Exit mobile version