Home Rozë Donaldi shpallet banori më i padëshiruar i “Big Brother VIP”! Si e priti ai këtë gjë?

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar i “Big Brother VIP”! Si e priti ai këtë gjë?

0

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP” kishin përgatitur një spektakël ku sollën performanca të ndryshme argëtuese dhe humoristike. Pjesë e spektaklit ishin edhe disa ndarje çmimesh nga vetë votat e banorëve për njëri-tjetrin.

Mes të tjerash ata votuan edhe se cili është banori më i padëshiruar mes tyre. Këtë “çmim” e ka marrë Donaldi teksa nuk është bërë me dije se kush e ka votuar.

Beniada ishte një nga banoret që shprehu habinë e saj lidhur me këtë vendim. Por, Donaldi vet nuk u duk shumë i habitur.
“Po normale. Me këto situata që kam unë dihej ajo gjë. Tallesh ti!”- iu drejtua ai.

Kohët e fundit Donaldi ka rindezur debatet me Ilirin teksa po ashtu ka prishur edhe marrëdhëniet me Einxhel.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/tv/CY8gbz8hD2L/?utm_medium=copy_link
Exit mobile version