Home Rozë “Do të jem shërbëtori  i tyre gjithë jetën”- Sabiani flet për herë të parë për raportin me ish-bashkëshortet

“Do të jem shërbëtori  i tyre gjithë jetën”- Sabiani flet për herë të parë për raportin me ish-bashkëshortet

0
“Do të jem shërbëtori  i tyre gjithë jetën”- Sabiani flet për herë të parë për raportin me ish-bashkëshortet

Sabiani ka qenë një nga surprizat e këtij “Big Brother VIP”. Ai ka bërë për vete shqiptarët me karakterin e sensin e humorit dhe ndonëse është larguar nga reality-show është ende në vëmendje. Kurioziteti rreth jetës së tij private është shtuar, pasi këngëtari është shumë i rezervuar.

Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, por edhe për jetën personale. Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Ndër të tjera, ai është pyetur nga për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.about:blank

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to

Exit mobile version