Home Ballina “Do të duhej të kërkonte falje”, Ganimete Musliu ka një porosi para nisjes së Haxhiut në Hagë

“Do të duhej të kërkonte falje”, Ganimete Musliu ka një porosi para nisjes së Haxhiut në Hagë

0

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë sot se nëse ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit kërkesa për t’u takuar me ta në Hagë është e pakuptimtë dhe e padrejtë.

Sipas Musliut, para takimit Haxhiu duhet t’i kërkojë falje publike Thaçit e Veselit që i quajti kriminel.

“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimitë dhe e padrejtë”, shkruan ajo.

Ndryshe, ministrja Haxhiu ka paralajmëruar se do të udhëtojë në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, por ajo ka thënë se nuk ka siguri që do të takohet me Thaçin e Veselin. /Scanner/

Exit mobile version