Home Ballina Dje u raportua për përplasje mes tyre, zëdhënësi i VV-së poston foto me Kurtin e Konjufcën

Dje u raportua për përplasje mes tyre, zëdhënësi i VV-së poston foto me Kurtin e Konjufcën

0
Dje u raportua për përplasje mes tyre,   zëdhënësi i VV-së poston foto me Kurtin e Konjufcën

Kuvendi i Kosovës ka filluar punën pas pushimit verorë, ku është diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë edhe grevën në arsim.

Por përveç diskutimeve mes pozitës dhe opozitës për pikat e rëndit të ditës, ajo çfarë morri vëmendje ishte dhe një diskutimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati me kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca.

Në një video të publikuar në media vërehet një diskutim mjaftë i zëshëm në mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit Konjufca. Po ashtu gjatë këtij diskutimi u përfshi edhe Besnik Bislimi, por i cili më pas qëndroi më i heshtur.

Ky debat mes Kurti e Bislimit me Konjufcën, u diskutua shumë rreth asaj se çfarë mund të jetë thënë mes tyre.

Rreth kësaj, me një fotografi të postuar në Facebook ku shihen Kurti dhe Konjufca, ka reaguar sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuk, i cili në mbishkrim ka shkruar: “Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë”.

Exit mobile version