Home Lajme Dje iu dha lamtumira e fundit Beqir Qerimit, i cili kishte filmuar paraqitjen e parë publike të UÇK-së

Dje iu dha lamtumira e fundit Beqir Qerimit, i cili kishte filmuar paraqitjen e parë publike të UÇK-së

0
Dje iu dha lamtumira e fundit Beqir Qerimit, i cili kishte filmuar paraqitjen e parë publike të UÇK-së

Të dielën i është dhënë lamtumira e fundit, Beqir Qerimit nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt.

Beqir Qerimi, i cili ka ushtruar profesionin e mësimdhënësit dhe sportistit kishte gjiruar paraqitjen e parë publike të UÇK-së në LLaushë në vitin 1998.

Për vdekjen e Qerimit, ka shkruar një mesazh emocionues shoku i tij i ngushtë, Shaqir Bejta.

“Beqa ishte i gjithanshëm, por kamerën e kishte mjet të pandashëm, ku përmes syrit të saj regjistroi shumë ngjarje e aktivitete të rëndësishme, që në thelb kishin aktivizmin për liri. Nder ngjarjet më të rëndësishme ishte xhirimi i paraqitjes së parë publike të UÇK-së në Llaushë, ku përmes këtyre pamjeve sensibilizoi edhe opinionin ndërkombëtare se në Kosovë po ndodhte diçka e madhe e gjithashtu motivoi shumë të ri për t’ju bashkangjitur UÇK-së, ushtri të cilës shpejt iu bashkua, për të dhënë kontribut kudo që ishte nevoja”, ka shkruar Bejta në Facebook, Epoka e re.

Shkrimi i plotë i Bejtës:

Sot mora nder lajmet më të pikëluara në jetën time, sepse iku nga kjo botë humanisti dhe njeriu i orëve të para të aktiviteteve kulturo-sportive në komunën tonë. Me tronditi ky lajm sepse me Beqën e kalova një pjesë të jetës sime në aktivitete kulturore para dhe pas luftës.

Beqa ishte i gjithanshëm, por kamerën e kishte mjet të pandashëm, ku përmes syrit të saj regjistroi shumë ngjarje e aktivitete të rëndësishme, që në thelb kishin aktivizmin për liri. Nder ngjarjet më të rëndësishme ishte xhirimi i paraqitjes së parë publike të UÇK-së në Llaushë, ku përmes këtyre pamjeve sensibilizoi edhe opinionin ndërkombëtare se në Kosovë po ndodhte diçka e madhe e gjithashtu motivoi shumë të ri për t’ju bashkangjitur UÇK-së, ushtri të cilës shpejt iu bashkua, për të dhënë kontribut kudo që ishte nevoja.

Siç e thash edhe më lartë Beqa ishte i gjithanshëm, andaj atë do ta kujtojnë të gjithë sportistët e anës sonë, sidomos ata të mundjes, shenjëtarisë, shigjetarisë e shumë sporteve të tjera. Sporte këto, në të cilat Beqa (në cilësi të trajnerit) korri rezultate të jashtëzakonshme, në nivele vendore e ndërkombëtare.

Beqën do ta kujtojnë edhe aktivistet e kulturës, ambientalistët e kush tjetër jo!

Si gjithmonë dhe me vetëfinancim Beqa, para e pas luftës, financoi-organizoi shumë ngjarje të rëndësishme kulturo-sportive, ishte iniciator i themelimit të shumë klubeve, të mundjes, shenjëtarisë, shigjetarisë, gjithashtu edhe i teatrit “kaçurrela” i cili dha shumë shfaqje për fëmijë dhe të rinj.

Ngushëllime familjes, dhe të gjithë banoreve të komunës sonë!

Lavdi jetës dhe veprës së Beqir Qerimit!

Exit mobile version