![Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/FfG66-7WIAcgPWw.jpg)
I biri i presidentit historik Ibrahim Rugova, Uka, ka marrë sot shtetësinë shqiptare.
Ukë Rugova, së bashku me bashkëshorten e tij, Blertën, ishin musafirë të Bashkisë së Tiranës, ku edhe u pajisen me dokumentet e Shqipërisë.
Ata u priten nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i lumtur që Uka dhe Blerta morën shtetësinë shqiptare.
Jam shumë i lumtur që Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta, morën zyrtarisht edhe shtetësinë shqiptare. Amaneti i të parëve tanë na thërret të punojmë për progresin e kombit shqiptar!” ka shkruar Veliaj në Instagram.