Përmes disa fotove është përshkruar dita e parë e monarkut të ri të Britanisë së Madhe, Mbreti Charles III, i cili udhëtoi nga Balmoral në Londër pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elisabeth.
Pas 70 viteve të Mbretëreshës Elizabeth II në fron, mbretërimi më i gjatë i çdo monarku britanik, i biri i saj Charles III është tani Mbret.
Por ka një sërë hapash praktike dhe tradicionale nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret. Ai do të njihet si Mbreti Charles III. Ky ishte vendimi i parë i mbretit të ri. Ai mund të kishte zgjedhur cilindo nga katër emrat e tij Charles, Philip Arthur ose George.