Distria Krasniqi po vazhdon me formë të mirë në Grand Prix e Portugalisë.
Xhudistja kosovare ka arritur me sukses që të kalojë në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ajo në çerekfinale e mposhti xhudisten spanjolle, Ariane Toro Soler. Spanjollja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.
Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, duke kaluar kështu në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, falë sukseseve të mëdha që ka arritur.
Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët.