Edon Zhegrova mund t’i ketë ditët e numëruara në Zvicër te Basel.
Sipas mediave franceze, dy klube kanë shprehur interesim për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.
Kampionët në fuqi të Ligue 1, Lille dhe Lyon kërkojnë shërbimet e lojtarit, teksa e shikojnë 22-vjeçarin si një lojtar të rëndësishëm për formacionin e tyre.
Zhegrova ka kontratë me Baselin deri më 2023, çka do të thotë se klubi Zviceran do ta lërë atë të lirë vetëm nëse paguhen së paku 5 milionë franga.