Dy automjete janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Një automjet i tipit “Mercedes” është djegur tërësisht, ndërsa automjeti tjetër i tipit “Audi” është dëmtuar pjesërisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.