Home Ballina “Dhe faleminderit”, deklarata e Konjufcës që shkaktoi të qeshura gjatë replikës në Kuvend

“Dhe faleminderit”, deklarata e Konjufcës që shkaktoi të qeshura gjatë replikës në Kuvend

0

“Dhe faleminderit…”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e që shkaktoi të qeshura gjatë seancës plenare.

Kështu iu drejtua Konjufca ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ministrja Rizvanolli ka diskutuar me deputetët lidhur me çmimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.
Por asaj iu ndal fjala pasi i mbaruan minutat e paraparë.

Pas kësaj Konjufca lëshoi një batutë me të cilën qeshën deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Pasi ministrja mbeti duke thënë “Dhe”, Konjufca iu përgjigj “Dhe faleminderit, sepse po u hymë në hak edhe atyre që kanë pyetje parlamentare”.

Exit mobile version