Home Ballina Detaje të reja nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë të premten

Detaje të reja nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë të premten

0
Detaje të reja nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë të premten

H.B., 30-vjeç, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij K.B., 32-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve të kësaj ngjarje.

Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Ferizajt me datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Sipas komunikatës zyrtare të Prokurorisë, ende nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes. Rasti, siç njofton Prokuroria, po trajtohet si “Vrasje e rëndë”.

Exit mobile version