Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, një muaj më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të mbajnë dasmën e tyre të ëndrrave në Riceboro, Georgia.
Këngëtarja dhe aktori amerikan pritet të zhvillojnë dasmën e tyre tre ditore këtë fundjavë. Festa do të nisë me një darkë të premten, ndërsa të shtunën do të zhvillohet ceremonia e vërtetëdhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një barbekju dhe piknik të dielën.
“Do të jetë gjithçka për JLo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, ështe shprehur një burim për “Page Six”.
53-vjeçarja pritet të veshë një fustan të Ralf Lauren të prodhuar në Itali dhe dasma pritet të jetë në faqet e para të revistës “Vogue”.
Ditën e tyre më të lumtur, dyshja do ta festojnë së bashku me anëtarët e familjes, miqtë e ngushtë, si edhe artistë të famshëm si Matt Damon , Jimmy Kimmel dhe Cassey Affleck.