Home Lajme Destabilizim i mundshëm i situatës, shtohen 500 rezervistë ushtarakë në Bosnje dhe Hercegovinë

Destabilizim i mundshëm i situatës, shtohen 500 rezervistë ushtarakë në Bosnje dhe Hercegovinë

0
Destabilizim i mundshëm i situatës, shtohen 500 rezervistë ushtarakë në Bosnje dhe Hercegovinë

500 rezervistë nga KFOR-i evropian do të vendosen në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vendosja e tyre parashihet të bëhet gjatë dy javëve të ardhshme.

Katër kompani që përbëhen nga afërsisht 500 rezervistë të KFOR-it evropian do të vendosen në Bosnje Hercegovinë si masë paraprake në vend gjatë dy javëve të ardhshme për të përforcuar forcat ekzistuese, në mënyrë që të mbështesin në mënyrë më efektive partnerët në ruajtjen e një mjedisi të sigurt. Kjo është bërë e ditur nga “Euforbih”, ndërsa është theksuar se përkeqësimi i situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar ka potencialin që të përhap destabilitet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vendosja e këtyre forcave është parë si masë paraprake për të forcuar stabilitetin në BiH, duke pozicionuar forca të mjaftueshme dhe të afta brenda vendit për të mbështetur përpjekjet e Qeverisë së Bosnje Hercegovinës për të ruajtur një mjedis të sigurt, transmeton lajmi.net.

“Misioni i tyre do të jetë të demonstrojë vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të ruajtur stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë. Është një masë e kujdesshme dhe proporcionale që pasqyron angazhimin e qartë të BE-së dhe EUKFOR-it për integritetin territorial dhe sovranitetin”.

EUKFOR është vendosur në Bosnje të Hercegovinës që nga viti 2004. Ata kanë një total prej 3 mijë e 500 paqeruajtësve nga të cilët 600 aktualisht janë të dislokuar në vend.

Ndryshe ky vendim vie së fundi pas tensionimeve të situatës në Ukrainë, ku Rusia sulmoi mbrëmë duke lënë të vdekur disa persona.

Exit mobile version