Home Ballina Dështimi i Trustit, Haxhiu: Qytetarët sot e panë mashtrimin, dyftyrësinë e pushtetit të Qeverisë Kurti

Dështimi i Trustit, Haxhiu: Qytetarët sot e panë mashtrimin, dyftyrësinë e pushtetit të Qeverisë Kurti

0
Dështimi i Trustit, Haxhiu: Qytetarët sot e panë mashtrimin, dyftyrësinë e pushtetit të Qeverisë Kurti

Propozuesi i iniciative ligjore për lejimin e tërheqjes së Trustit, Bekim Haxhiu, ka reaguar menjëherë, pasi Vetëvendosje bllokoi këtë iniciativë, duke votuar kundër këtij Projektligji, shkruan Scanner.

Në një status në Facebook, Haxhiu ka shkruar se është zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit, transmeton Scanner.

“Deputetët e pushtetit ju nënshtruan presionit të Qeverisë kundër kërkesës së qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike dhe inflacionin”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit!
Privimi me arrogancë numrash i së drejtës së qytetarëve për tërheqjen e deri në 30 për qind të parave në Trust, dëshmoi që ky pushtet është diskriminues, përçarës që ngulfatë qytetarin skajshmërisht në varfëri në kohë krize.
Premtimet për “Barazi dhe Drejtësi”, “Krejt dhe Drejt” u rrëzuan me votën e deputetëve të pushtetit.

Qytetarët e Kosovës sot e panë mashtrimin, dyftyresinë e pushtetit të Qeverisë Kurti.

Deputetët e pushtetit ju nënshtruan presionit të Qeverisë kundër kërkesës së qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike dhe inflacionin.

Zgjedhjet vijnë sërish, populli nuk harron.

Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet qytetarë për të qeverisur me vendin, çdo premtim të saj e ka shkelur.

Exit mobile version