Erling Haaland dëshiron ta veshë fanellën e Real Madridit.
Kështu raporton gjatë ditës së sotme SPORT BILD.
“Dëshira e madhe e Haaland është që të luajë në Real Madrid. Si Cristiano Ronaldo, është i emocionuar për të shkruar historinë atje”, shkroi BILD.
Sulmuesi do të largohet gjatë verës nga Borussia Dortmundi dhe ka shumë opsione për të zgjedhur, pasi e duan edhe Barcelona, Manchester City, Man United e PSG.