Home Lajme Dërguti-Kurtit: Nuk mund të flasësh për gjenocidin e të heshtësh për luftën tonë çlirimtare që po i bëhet gjyq politik

Dërguti-Kurtit: Nuk mund të flasësh për gjenocidin e të heshtësh për luftën tonë çlirimtare që po i bëhet gjyq politik

0
Dërguti-Kurtit: Nuk mund të flasësh për gjenocidin e të heshtësh për luftën tonë çlirimtare që po i bëhet gjyq politik

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Koosvës, Aida Dërguti i ka reaguar kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit në një konferencë për medie përmendi gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë dhe se tani e njëjta po kërkon luftë, shkruan Periskopi.

Kurti gjatë fjalimit nuk e përmendi UÇK-në, andaj Aida Dërguti i reagoi duke thënë se “nuk mund të flasësh për gjenocidin e të heshtësh për luftën tonë të drejtë e çlirimtare, të cilës sot po i bëhet gjyq politik”.

Postimi i plotë i Aida Dërgutit:

Gjenocidi ndaj shqiptarëve është njëri dimension i rrëfimit të Kosovës, që i dha arsye NATO-s në krye me ShBA-në për intervenim. Dimensioni tjetër politik që përmbysi situatën, ndryshoi epokat dhe shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Serbisë, pa të cilin nuk do të vinte as liria, është lufta çlirimtare e UÇK-së. Thënë më ndryshe, UÇK- ja ishte katalizatori në tërë këtë proces, pa të cilin nuk do të ndodhte as intervenimi i NATO-s. Prandaj, nuk mund të flasësh për gjenocidin e të heshtësh për luftën tonë të drejtë e çlirimtare, të cilës sot po i bëhet gjyq politik. Marrëveshja e paqes do të jetë shumë e vështirë pa protagonistët e luftës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5922083757849631&id=100001441953387&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version