Home Lajme Deputetja e VV-së: Kosova ka rritje të jashtëzakonshme dhe historike ekonomike

Deputetja e VV-së: Kosova ka rritje të jashtëzakonshme dhe historike ekonomike

0

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu, tha sot në Kuvendin e Kosovës se Qeveria ka punuar jashtëzakonisht shumë për të përmbushur kushtet për heqjen e vizave.

Ajo i bëri këto komente në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seancë për mosliberalizimin e vizave.

Ajo madje tha se nën Qeverinë Kurti, Kosova ka pasur rritje të jashtëzakonshme e madje historike ekonomike.

“Më lejoni të flas për disa nga të arriturat: Qeveria ka pasur disa prioritete, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, luftimi i krimit dhe korrupsionit. Si rrjedhojë, vendi ynë ka përparuar me reformat ë brendshme. Jemi vendi me përqindjen më të lartë të vaksinimit, rritja ekonomike po quhet si e jashtëzakonshme, rritje kjo madje po cilësohet si historike”, tha ajo.

Exit mobile version