Home Ballina Deputetja e VV-së i kërkon Qeverisë e Kuvendit të marrin masa ndaj mediave, reagon Buzhala

Deputetja e VV-së i kërkon Qeverisë e Kuvendit të marrin masa ndaj mediave, reagon Buzhala

0
Deputetja e VV-së i kërkon Qeverisë e Kuvendit të marrin masa ndaj mediave, reagon Buzhala

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Vetëvendosjës, Fitore Pacolli,  në Kuvendin e Kosovës, ku ajo bëri thirrje qe Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

Buzhala e krahasoi Pacollin me Lenka Çuko. Çuko ishte një ndër figurat qëndrore të pushtetit komunist gjatë diktaturës.

Buzhala tha se deputetja e VV-së dhe vëllai i saj janë administrator të faqes “Me kryeministrin”, për të cilën kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.

Pacolli pretendon se ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe në ato online.

“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vemdnjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli.

Exit mobile version