Home Ballina Deputeti Tahiri: Dick Marty ia ka qit faqen e zezë këtij vendi

Deputeti Tahiri: Dick Marty ia ka qit faqen e zezë këtij vendi

0
Deputeti Tahiri: Dick Marty ia ka qit faqen e zezë këtij vendi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Marty.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se Dick Marty, “ia ka qit faqen e zezë këtij vendi, e njerëzit na shohin ne si kanibal, e si njerëz që bartim organe”. Deputeti ka bashkangjitur edhe fjalimin e tij të mbajtur sot në Kuvend.

Postimi i plotë:

MPJ të themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Marty

Sot, në kuvend kërkova nga ministrja e jashtme, znj.Donika Gërvalla të bëjë diçka në mënyrë që si shtet t’i kthejmë si të pabaza pretendimet e Dick Martyt. Theksova se Dick Marty “ia ka qit faqe e zezë këtij vendi. Prej vitit 2013 që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë sikur kanibalë, që prejmë veshkë, bartim organe prej një vendi në një vend”. Andaj është urgjente një strategji shetërore pas raportimeve se Marty është kërcënuar.

Fjala ime e plotë është e bashkangjitur me video dhe tekst:

Kush është gardiani i imazhit të Republikës së Kosovës? Është politika e jashtme.

Ne e kemi një situatë shumë të rëndë, e cila nuk po merr vëmendje. Ka të bëjë me çështjen e deklarimit të Dick Martyt. Të nderuar deputetë dhe Qeveri, Dick Marty ia ka qitë faqen e zezë këtij vendi. Prej vitit 2013, që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë si me qenë ne njerëz kanibalë, që premë veshkë, që bartim organe prej një vendi në një vend!

Për këtë çështje, për këtë raport burrat që i kanë bërë nderë këtij vendi, presidenti, dy kryeparlamentarët, deputeti Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, pra të gjithë janë në Hagë. Nuk jam ka përzihem nga parlamenti, sepse vet e keni quar dorën e ja pafshi qyken e hajrit, por jam duke thënë që politika e jashtme duhet ta ketë një strategji se si t’ia kthejmë Dick Martyt.

Pra, Dick Marty është deklaruar se i është kërcënuar jeta nga Serbia. Sot është deklarata e Qeverisë zvicerane që thotë se kanë dashur ta kërcënojnë. Shteti i Kosovës nëse s’mundet t’iu ndihmojë, ia ka borxh historisë, vendit që ta bëjë një dokument, sepse e kemi hëngër për dhjetë vjet tregimin e tij, dhe tërë bota na ka sharë e na ka sulmuar. Ejani t’ia kthejmë e t’u themi që jeni ju ata (Shërbimi sekret serb) që ia keni dhënë informatën e rrejshme, e mbi këtë ai ka bërë raport të rrejshëm.

Kërkesa ime për ju ministre është që të bëni ndonjë ngjarje në politikë të jashtme, ndonjë samit dhe niseni iniciativën për t’ia kthyer Dick Martyt.

Exit mobile version