Home Lajme Deputeti Reçica takoi deputetin e Nordrhein-Westfalen, z. Sträßer, pro thellimit të bashkëpunimit

Deputeti Reçica takoi deputetin e Nordrhein-Westfalen, z. Sträßer, pro thellimit të bashkëpunimit

0
Deputeti Reçica takoi deputetin e Nordrhein-Westfalen, z. Sträßer, pro thellimit të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, gjatë qëndrimit në Gjermani, ka takuar sot, deputetin e njësisë federale të Nordrhein-Westfalen, z. Martin Sträßer, me të cilin ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës në BE, NATO dhe çështjet tjera me interes të përbashkët nga aktualiteti politik.

Deputeti Reçica ka falënderuar z. Sträßer për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset integruese.

Postimi i Elmi Reçicës:

Takim me Deputetin e Parlamentit të Republikës Gjermane të Nordrhein-Westfalen, z. Martin Sträßer, ku biseduam për agjendën e Kosovës në integrimet në BE dhe NATO, mundësinë e shtimit të bashkëpunimit në aspektin e zhvillimit ekonomik, rritjen e bashkëpunimit në aspektin kulturor dhe integrimin e diasporës në të gjitha sferat e shoqërisë gjermane si dhe biseduam për gjendjen e krijuar pas fillimit të luftës në Ukrainë.
z. Sträßer e falenderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset integruese.

Exit mobile version