Home Lajme Deputeti Reçica pret në selinë e PDK-së kontribuesin e lirisë me familje

Deputeti Reçica pret në selinë e PDK-së kontribuesin e lirisë me familje

0
Deputeti Reçica pret në selinë e PDK-së kontribuesin e lirisë me familje

Kryetari i Komisionit për organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica, pret qytetarët nga mërgata në selinë e PDK-së.

“Besimi jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në situata specifike dhe të veçanta i ka ndihmuar shumë Kosovës”, ka shkruar z. Reçica.

Postimi i plotë:

Në këto ditë të ardhjes së mërgimtarëve tanë, pata rastin dhe kënaqësinë që në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës të pres mikun tim të veçantë, Besimin së bashku me bashkëshorten Rrezartën dhe fëmijët e tyre.

Besimi jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në situata specifike dhe të veçanta i ka ndihmuar shumë Kosovës.

Kontributi i tij është i theksuar dhe unë jam falenderues për punën dhe angazhimin në shërbim të atdheut.

Exit mobile version