Koordinatori për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë zhvilluar takim me kryesinë e Degës së PDK-së në Suedi.
Gjatë qëndrimit në Malmö të Suedisë, së bashku me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun, takuam kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suedi, ka theksuar z. Reçica.
Me këtë rast, ka deklaruar z. Elmi Reçica, u njoftuam për procesin e punës që po zhvillohet në funksion të fuqizimit dhe organizimit të PDK-së si dhe krijimit të nëndegëve të reja.
“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të konsolidohet në Mërgatë, me strukturat e saj, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të re që potenciali intelektual dhe ekonomik i mërgatës tonë, të investohet për të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar z. Reçica.