Home Lajme Deputeti i Vetëvendosjes takohet me sindikalistët

Deputeti i Vetëvendosjes takohet me sindikalistët

0
Deputeti i Vetëvendosjes takohet me sindikalistët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, është takuar me nënkryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi dhe nënkryetarin e Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Kjo është bërë e ditur nga Llumnica, i cili ka publikuar një fotografi me Humollin dhe Gashin.

“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.

Exit mobile version