Home Ballina Deputeti i PS: Shqipëria do luftoj për UÇK-në, Berisha-Meta llogari që votuan për rezolutën e Martyt

Deputeti i PS: Shqipëria do luftoj për UÇK-në, Berisha-Meta llogari që votuan për rezolutën e Martyt

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të ndalen në rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës bazuar në një raport famëkeq të mbështetur nga Kremlini dhe rublat ruse.

Balla akuzon Metën dhe Berishën për votimin e kësaj rezolute dhe ai shton se shqiptarët po presin shpejgime nga ta.

Deputeti tha se e ka denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu.

“Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!”, tha ai.

Exit mobile version