Deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi u shpreh e shqetësuar për qytetarët e në veçanti për mërgimtarët që po të presin me orë të tëra në kolona në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Krasniqi përmendi edhe semaforët që nuk janë vendosur në udhëkryqet e Vushtrrisë, siç kanë qenë në plan dhe si pasojë e kësaj çdo ditë po ndodhin aksidente.
Deputetja vushtrriase shtoi se ministri Aliu nuk ka qenë në gjendje as të jap ndonjë sqarim për qytetarët për mos implementimin e këtij projekti.
Ajo tha se kjo qeveri ose nuk është e aftë për të punuar ose nuk duan.
Postimi i plotë:
Është mëkat i madh kur sheh qytetarët, e veçmas ata mërgimtarë duke pritur me orë në kolonat e shkaktuar çdo ditë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, e turp për qeverinë që nuk ndërmerr ansjë veprim për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë. Me qenë se po flasin për rritje buxhetore, ato para duhet të shihen nga qytetarët me investim në infrastrukturë dhe projekte tjera të dobishme për ta. Quditërisht nuk po shihen askund, as në projektet që kanë qenë pjesë e buxhetit të këtij viti, siç është ai për vendosjen e semaforave në udhëkryqet e Vushtrrisë, ku çdo ditë ndodhin aksidente e nuk janë të rralla rastet kur kanë përfunduar me fatalitet. Për me keq Ministri i Infrastrukturës z. Aliu, nuk ka qenë në gjendje as të jap ndonjë sqarim për qytetarët për mos implementimin e këtij projekti, ndonëse e kam ngritur si shqetësim në Kuvendin e Kosovës. Kjo qeveri ose nuk është e aftë për të punuar ose nuk duan, arsyeje tjetër nuk ka!